![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-27T004757.066-800x450.jpg)
27/07 00:50
Presidenti Ilir Meta ka pritur Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer. Në një postim në Facebook, Ilir Meta shkruan se zhvilloi me Palmer një takim të hapur e miqësor rreth situatës së vështirë poltike në vend.
“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Meta në Facebook.
Top Channel