Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës 26/05 23:13
Pasi dy kandidatë të PD, për qarkun Korçë dhe Dibër morën mandatin e deputetit nga KQZ paraditen e sotme, 2 kandidatë të tjerë nga listat e opozitës dorëzuan po sot formularin e dekriminalizimit duke shprehur vullnetin për t’u bërë deputet.
Bëhet fjalë për Eugen Bojaxhiun, nga radhët e LSI për Qarkun e Beratit si dhe për Andi Përmeti i PD për Qarkun Korçë.
Paraditen e sotme KQZ me katër vota pro dhe një kundër i ka dhënë mandatin e deputetit, kandidatit te radhës të PD në listen e qarkut Dibër, Halil Jakimit, si dhe kandidatit të radhës të PD në listen e qarkut Korçë, Arlind Çaçani.
Top Channel