Shembja e banesave te “Bregu i Lumit”/ Hidhet gaz lotsjellës, banorët në spital
09/04/2019 11:22
Për të dëbuar nga shtëpitë e tyre banorët që po bëjnë rezistencë te Bregu i Lumit, policia ka përdorur gaz lotsjellës.
Kështu ka njoftuar Partia Demokratike.
Deri më tani të paktën tre banorë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore, 76-vjeçari Uzur Mandri, i cili ndodhet tashmë në sallën e operacionit, pas plagëve të marra në kokë dhe shtetasit Flora Mandri dhe Xhabir Boleci.
PD pretendon gjithashtu se gazi është hedhur që në orën 06:00 të mëngjesit për t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë e për të vijuar prishja e banesave me fadroma.
Top Channel