E pranishme pranë banesave të cilat do të shemben si pjesë e projektit të Bulevardit të ri, në zonën e Bregu të Lumit, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka bërë thirrje të forta.

Ajo i ka bërë thirrje shtetit që t’i dëgjojë këta banorë të cilët kërkojnë që të dëmshpërblehen njëjtë si banorët e parë në këtë projekt.

Mes të tjerave Tabaku tha se ditën e djeshme banorët janë dhunuar, ndërsa një i moshuar ndodhet në spital në sallë të operacionit, pasi nga goditjet e policisë ka marrë dëmtime në kokë, Uzur Mandri, 76 vjeç.

Ajo tha se avokati i popullit duhet të vijë dhe të shohë se ç’po ndodh me këta banorë dhe sesi po dhunohen nga shteti

Top Channel