“Netflix” publikoi së fundmi një reklamë misterioze të një dokumentari të titulluar “Homecoming”, që do të transmetohet më 17 prill.

Por, postimi me shkronja greke, të përdorura më parë edhe nga Beyonce, i orientoi të gjitha dyshimet rreth projektit për nga këngëtarja amerikane.

Dokumentari për Beyonce lidhet me performancën e saj në “Coachella 2018”, ku u bë dhe e para afro-amerikane që kryesoi festivalin. Këndoi 26 këngë dhe risolli në skenë grupin “Destiny’s Child”.

Ngjyra e verdhë e reklamës, e përdorur dhe nga Beyonce në festival, dhe jo vetëm, data 17 prill, që përkon me një nga datat e “Coachella” për këtë vit, bënë që fansat të orientoheshin direkt te “Queen Bey”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA