Breshëri golash dhe 3 kartonë të kuq në Evropë, të gjitha rezultatet e mbrëmjes në Nations League. 02/10 23:19
Ka përfunduar takimi i zv/ndihmës Sekretarit të Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi zgjati rreth një orë dhe u zhvillua me dyer të mbyllura në zyrën e Bashës.
Pas përfundimit të takimit, Basha ka shoqëruar Palmer në derën e jashtme të selisë, teksa shoqërohej edhe nga ish-deputetët Aldo Bumçi dhe Oerd Bylykbashi.
Palmer u drejtua më pas drejt selisë së LSI-së.
Top Channel