Ka përfunduar takimi midis kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi dhe zv/ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Takimi, që u zhvillua në selinë e LSI-së, ka zgjatur rreth 70 minuta.

“Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona. Sigurisht që përputhen përsa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjithë problemet e tjera, por është shumë e rëndësishme vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE”, deklaroi Kryemadhi për mediat pas takimit.

Kur u pyet nëse Palmer dha zgjidhje për situatën, Kryemadhi u përgjigj: “Z. Palmer nuk kishte ardhur për t’i dhënë zgjidhje konfliktit. Mos harroni që hallet tona do t’i zgjidhim ne shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin”.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel