Partia Demokratike ka reaguar për grabitjen e ndodhur sot në Aeroportin e Rinasit.

Gazment Bardhi ka sulmuar Policinë e Shtetit dhe qeverinë “Rama” duke thënë se kanë prioritet luftën ndaj qytetarëve dhe jo të mbrojnë perimetrin e sigurisë së aeroportit.

“Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurtë në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara. Është çështje prioriteti! Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin. Më 13 Prill protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet, shprehet Bardhi.

Top Channel