Aktorja e njohur shqiptare përlotet për personin më të dashur: Është burri i pushtetshëm që më urdhëron!

09/04/2019 17:53

Aktorja e njohur e shumë roleve në teatër dhe filma, Suela Konjari, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet dhe ndjesinë e të qenit gjyshe.

Prej gati dy vitesh, Suela është bërë gjyshja e një nipi të vogël që mban emrin Priel, i cili i ka ndryshuar tërësisht përditshmërinë dhe mënyrën e jetesës.

Sapo nisi të fliste për nipin, aktorja nuk mundi t’i fshihte lotët, duke treguar kështu se sa e fortë është lidhja që ka me të.

“Jam një gjyshe tradicionale. Dua ta mbaj gjithë kohën, ta ushqej, ta marr nga çerdhja, domethënë dua t’i shërbej Prielit”, tha ndër të tjera ajo.

E sa i përket dëshirave të nipit, Suela tregoi se ai tashmë e thërret në emër, me raste edhe e urdhëron, ndaj ajo preferoi ta quante “burrin e pushtetshëm mbi Suelën”.

Gjithashtu, aktorja tregoi se humbja e motrës dhe babait e kanë bërë shumë të ndjeshme. Madje ajo zbuloi se për hir të kujtimit të të atit ka koleksionuar të gjitha kollaret e tij, pasi në këtë mënyrë i duket sikur e ndjen më afër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA