Rudina Hajdari sonte në emisionin “Open” të Eni Vasilit ka kritikuar ashpër Lulzim Bashën, duke folur si një lidere alternative e së djathtës.

Sipas Hajdarit, vendimi për djegien e mandateve është marrë në mënyrë autoritare pa u konsultuar me bazën e partisë.

Ajo tha se do të kërkojë së shpejti transparencë për partitë politike që nga financimi deri tek zgjedhja e kandidatëve.

Me gjithë insistimin e Eni Vasilit ajo tha se “nëse nuk qeveris dot shtëpinë tënde nuk mund të qeverisësh vendin”.

Top Channel