Moise Kean është njeriu i momentit te Juventusi. Sulmuesi i ri i bardhezinjve po shënon vazhdimisht siç ndodhi në ndeshjen me Milanin duke vendosur rekorde. Në sfidën ndaj kuqezinjve të së shtunës, Kean regjistroi përqindjen më të lartë ne shënimin e golave në të 5 kampionatet më të rëndësishme evropiane; 42% me një mesatare rreth 1 gol çdo 2 gjuajtje.

Në ndeshjen me Milanin, Kean hyri në fushën e lojës në minutën e 21 të pjesës së dytë dhe iu deshën vetëm 18 minuta për të mposhtur portierin Reina duke shënuar golin e tij të 5 në 7 ndeshje të Serisë A që do të thotë 1 gol i shënuar çdo 42 minuta, edhe ky një tjetër rekord për 5 ligat evropiane duke marrë parasysh lojtarët që janë të paktën me 2 gola të shënuar.

Duke shtuar Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampioneve, mesatarja rritet disi, por mbetet impresionues 1 gol çdo 53 minuta në 10 ndeshje të zhvilluara.

Duke shtuar edhe përfaqësuesen italiane kur Kean ka shënuar 2 gola në sfidat me Finlandën, Lihtenshtejnin e SHBA, arrijmë në 8 gola të shënuar në 13 ndeshje të zhvilluara gjithsej.

Shifra këto që nuk janë aspak të këqija për një lojtar 19 vjeçar që e ka nisur sezonin e tij vetëm para 1 muaji kur filloi të luajë rregullisht me Juventusin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA