Dosja e SPAK për AKSHI/ Karamuço në Top Story: Nuk ka asnjë provë që lidh rrëmbimin e Meçes me Agasin
22/12 23:29
Basketbolli shqiptar ka njohur një rezultat historik, pasi skuadra e Teutës për meshkuj, ka arritur të sigurojë kalimin për në finalen e Kupës Ballkanike.
Durrsakët e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, mposhtën me rezultatin 80-68 skuadrën bullgare të Beroes në gjysmëfinale, në pjesëmarrjen e parë në këtë kompeticion.
Ndeshja e luajtur në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në kryeqytet, ku zhvillohet “final four”, ka qenë mjaft e bukur, me rivalitet dhe emocione deri në fund.
Të dyja ekipet dueluan fort për fitore, por minutat e fundit ishin fatale për bullgarët, ndërsa durrsakët ia dolën të marrin fitoren dhe të kalojnë në finale.
Top Channel