Vetëm pak orë pasi shkarkoi trajnerin Ramazan Ndreu, Kukësi ka emëruar menjëherë teknikun e ri që do të drejtojë skuadrën deri në fund të sezonit.

Mësohet se Presidenti i klubit verior, Safet Gjici ka vendosur të rikthejë një tjetër ish të verilindorëve, trajnerin Ernest Gjoka, i cili ka fituar edhe titullin e vetëm kampion me Kukësin.

Gjoka bëhet kështu trajneri i tretë i Kukësit për këtë sezon, që nisi me Cungun në stol dhe vijoi më pas me Ndreun, që drejtoi skuadrën për vetëm 3 javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA