24/05 15:52
Pas 3 javësh pa fitore, Roma është rikthyer të marrë 3 pikët, ndonëse luante në një transfertë mjaft të vështirë, si ajo gjenoveze përballë Sampdorias.
Verdhekuqtë triumfuan me rezultatin minimal 0-1 në “Luiggi Ferraris”, falë një goli të shënuar nga kapiteni De Rossi në pjesën e dytë.
Mesfushori veteran u gjend në vendin e duhur, teksa pas një gjuajtjeje me kokë të Schick, shtyu në rrjetë topin e grushtuar fillimisht nga portieri Audero.
Me këtë fitore Roma ngjitet në vendin e 6 me 51 pikë, po aq sa Atalanta e vendit të pestë dhe vetëm një më pak se Milani në vendin e katërt, ndërsa rindizen sërish shpresat për një vend në zonën Champions.
Top Channel