Inspektimin për ndërtimin e rrugës Balldren-Bend në Qarkun e Lezhës, me një gjatësi prej 19.3 km, kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për të prezantuar Pjerin Ndreun për garën e 30 qershorit.

“Ishalla nuk ua zenë rrugën, por për të përfunduar do të përfundojë. Unë nuk i lë rrugët në mes të rrugës. Zgjidhni Pjerinin kryetar bashkie se, për kanalet vaditëse ne fondet ua japim bashkive dhe bëjmë edhe kanalet ne. Për pjesën tjetër të mbështetjes, ju japim mbështetje, por bëni aplikime për projekte të përbashkëta”, tha Rama.

Ndërtimi kësaj rruge do t’iu shërbejë 10 mijë banorëve të kësaj zone.

“Keni 25 vite pa rrugë. Tani ta bëjmë rrugën sipas standardeve. Do të fillojmë Shëngjin-Velipojën. Do të ketë dhe ajo rrugë një lidhje. Do të bëjmë edhe Milot-Balldrenin”, u shpreh kryeministri.

Përfundimi i rrugës do të ndikojë drejtpërdrejt në qasjen e fermerëve drejt tregjeve, gjithashtu duke e kthyer këtë nyje në një aks të rëndësishëm për lëvizjen e mjeteve dhe banorëve të saj.

Teksa një banor dëshiroi t’i jepte një tufë me lule kryeministrit, kjo prodhoi batutën e radhës për LSI-në.

“Po lulet jepja atij, jepja! E di pse ti dhashë ty lulet, se ke votuar për LSI-në”, tha Rama.

Top Channel