Trajneri Canaj mungon në stërvitjen e Vllaznisë, mister shkaqet

05/04/2019 21:23

Vllaznia është vetëm një hap rikthimit në Kategorinë Superiore, por telashet në kampin shkodran nuk kanë të sosur. Pasi u kërcënua dhe u sulmua fizikisht ish trajneri i vitit të kaluar, Ernest Gjoka, edhe këtë sezon ka pasur presione, ku së fundi në shënjestër kishte përfunduar trajneri i sapoemëruar, Agim Canaj.

Ky i fundit anuloi edhe seancën stërvitore të dy ditëve më parë, pasi u kërcënua nga njerëz jashtë klubit, për të favorizuar elementë të caktuar në skuadër.

Megjithatë burime nga kampi shkodran raportojnë se stërvitja e sotme e Vllaznisë është bërë pa prezencën e trajnerit Agim Canaj, ndërsa është drejtuar nga ndihmësit e tij, Safet Osja dhe Ideal Lekiqi.

Ende nuk dihen shkaqet e mungesës së trajnerit Canaj në këtë takim, por nuk përjashtohet mundësia që tekniku të ketë preferuar shkëputjen, pas problemeve që ndodhën dy ditë më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA