Protesta e PD kundër shkollës në Kodër-Kamëz, Veliaj i përgjigjet Malltezit

05/04/2019 09:54

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur Jamarbër Malltezit lidhur me çështjen e ndërtimit të një shkolle të re për të plotësuar nevojat jetike të komunitetit në Kodër Kamëz.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj në mënyrë ironike uron Malltezin “të dhëntë Zoti jetë sa më të gjatë që ta shkatërrosh gjer në fund partinë e vjehrrit tënd”. Veliaj shprehet se asnjë socialist nuk do e kishte ëndërruar se PD-ja do të degjeneronte gjer aty sa të protestonte kundër ndërtimit të një shkolle të re 9-vjeçare për fëmijët e Kodëz-Kamzës në një tokë private, ndërkohë që kjo forcë vetë për vite me radhë lejoi zaptimin e hapësirave të Universitetit Bujqësor nga bastet.

“Ty or çun të dhëntë Zoti jetë sa më të gjatë që ta shkatërrosh gjer në fund partinë e vjehrrit tënd! Që do e degjeneroje PD-në të protestonte shkollën 9-vjeçare të Kodër Kamzës në tokë private e jo zaptimet e basteve në UBT, nuk e kishte ëndërruar asnjë socialist! Jepi gaz!”

Top Channel