Prokuroria për Krime të Rënda në përfundim të hetimit të procedimi pasuror, ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Klement Balilit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga ana e Prokurorisë, ku thuhet se Balili, i akuzuar për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për një sërë veprash te tjera penale ka kërkuar që t’i konfiskohet një truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës; objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës; truall me sipërfaqe 1716.91 m2 , ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 (njëzet e tre) apartamente.
Klement Balili akuzohet për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Top Channel