Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Komunitetit Katolik shqiptar “Shën Pali” në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.
Gjatë qëndrimit në SHBA, ai do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit e Komunitetit Katolik shqiptar dhe autoritetet në Detroit, por edhe me zyrtarë të tjerë amerikanë.
Kjo është vizita e parë e Haradinajt në SHBA, që prej vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, nëntorin e vitit të kaluar.
Kryeministri, në muajin janar nuk mori pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, ndonëse kishte pranuar ftesën për këtë ngjarje, duke thënë se “me klimën e taksës nuk do të shkonte atë radhë, por do të lëvizte ndoshta më vonë”.
Top Channel