Qindra emigrantë kanë “pushtuar” një stacion treni dhe u përleshën me policinë në Greqi në përpjekjeje për të rihapur një rrugë tokësore për në Gjermani.

Nënat që mbartnin foshnjat e tyre shiheshin duke vrapuar nga gazi lotsjellës, ndërkohë që zjarre u ndezën mes fushave kaotike në fshatin Diavatë, afër kufirit grek me Maqedoninë Veriore.

Emigrantët u mblodhën në këtë fushë duke shpresuar që të kalonin në mënyrë të paligjshme përmes Ballkanit drejt Evropës Veriore. Kjo gjë pasoi me raportimet në mediat sociale për një lëvizje të organizuar për të kaluar kufirin veriperëndimor të Greqisë me Shqipërinë në fillim të prillit.

Në Athinë, refugjatët u panë të shtrirë në shinat e trenit duke thirrur ‘Gjermani!’ dhe “hapini kufijtë”.

Për më shumë shihni imazhet e mëposhtme.

FOTO GALERI
7/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA