24/05 15:52
Javën e kaluar, Flamurtari nuk zbriti në fushë duke fituar në tavolinë sfidën me Kamzën, por këtë herë do të duhet të impenjohet seriozisht.
Të shtunën, në stadiumin e Vlorës zbarkon Tirana, e cila pavarësisht mungesave do të kërkojë pikë të nevojshme, për të mos mbetur në vallen e mbijetesës.
Në kampin e bregdetarëve janë gjithsesi optimistë se, 90-minutëshi ndaj ekipit të kryeqytetit do të flasë në favor të vendasve.
Flamurtari ndodhet aktualisht në vendin e katërt në Kategorinë Superiore, e kupat europiane janë një objektiv i arritshëm. Ndërkohe, në klub tashmë ka mbërritur edhe një shkresë nga Bashkia e Vlorës, gjë që i hap rrugë procesit të privatizimit të klubit.
Top Channel