Qindra emigrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur prane një kampi në Selanik, e kanë në plan të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut, nga ku përmes rajonit të Ballkanit të shkojnë në vendet e Europës Perëndimore, ku duan të kërkojnë azil.

Forcat greke të Rendit thonë se, mbi 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, 10 kilometra në perëndim të Selanikut. Në zonë, ata kanë ngritur edhe tenda.

Organizimi i lëvizjes është bërë përmes rrjeteve sociale, ku refugjatët janë orientuar si të kalojnë kufirin për të vazhduar më pas rrugën drejt vendeve të Ballkanit.

Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016, por me sa duket, përpjekjet për riaktivizimin e tij nuk mungojnë. Agjencia e OKB-së për Refugjatët ka paralajmëruar të mos bëhen ftesa të tilla përmes rrjeteve sociale, duke theksuar me forcë se kalimi i parregullt është “i rrezikshëm”.

Policia u përpoq të ndërhynte, gjë që solli edhe përplasje të ashpra mes saj dhe emigantëve, që i kanë qëlluar efektivët me gurë, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

FOTO GALERI
12/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA