Pas kthimit nga vizita zyrtare në Gjermani, kreu i PD-së, Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedim më studentët të Universitetit Politeknik.

Basha ftoi studentët të jenë të hapur dhe të ndajnë sa më shumë probleme, të cilat sipas kreut të PD-së, përfaqësojnë bashkëmoshatarët e tyre që përballen me të njëjtën situatë.

“Do doja që gjithsecili prej jush të shprehet. Kur tregoni problemin personal përfaqësoni bashkëmoshatarë tuaj që kanë të njëjtat probleme. Pra, në qoftë se ka një shqetësim që e mundon studentin që në vitin e parë. Ky shqetësim është më i madh në gjendjen që ndodhet vendi. Peshorja duhet të anojë nga ju në gjendjen që ndodhet vendi. Duhet të jetë produkt i një dialogu që të marrët vlerat që ndodhet gjithsecili prej jush.

Unë jam kthyer mbrëmë nga Berlini, ku isha me një agjendë takimi me institucione të rëndësishme gjermane. Prapë se prapë edhe mikpritësit gjerman edhe studentët gjetën kohën të zhvillojnë një takim të shkurtër. Më erdhi mirë që 2 nga 8 studentët ka nisur punën në Budenstang. Jo të 8 ishin nga Shqipëria, 5 ishin nga Shqipëria. Po e nis bisedën për të veçuar 3 gjëra që më bënë përshtypje. Ka ndarë para për të hapur stazhe jo vetëm për studentët gjermanë. Por edhe për studentë nga rajone të tjera, edhe në vende që nuk janë anëtare të BE-së, por që kanë dëshirë të jenë pjesë e BE-së. “- u shpreh Basha.

Top Channel