Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në takimin që mbajti me studentët në Tiranë pasditen e së premtes se “paratë që u jepen oligarkëve” do t’i kthejë “në politika punësimi për rininë”.

“Qeveria duhet të ndajë fonde dhe qeveria e ardhshme do të ndajë fonde dhe ju jap fjalën se qeveria e ardhshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut. Fondet që do të ndahen për këtë janë vetëm një fraksion i fondeve që kjo qeveri harxhon vetëm për dy oligarkë. Vetëm për dy oligarkë! Një prej vendimeve të para do të jetë anullimi i kontratave jo vetëm i dy oligarkëve, por të gjithë oligarkëve dhe rikthimi këtyre parave në politika që nxisin punësimin, kualfikimin e rinisë dhe shanset dhe mundësitë që rinia paralelisht me kualifikimet të punësohet këtu në Shqipëri”, deklaroi Basha.

Top Channel