Ka qenë i ashpër kryeministri Edi Rama sot me opozitën, teksa e ka sulmuar nga Kukësi, ku prezantoi Safet Gjicin si kandidat për zgjedhjet lokale dhe u prit me protesta nga demokratët.

Ai ka ironizuar vendimin ekstrem të Lulzim Bashës për të dalë nga Parlamenti bashkë me aleatët e tij, duke thënë se pasi dolën duan të hyjnë me dhunë.

“Rrugët ne kemi detyrë t’i mbarojmë, por nuk kemi detyrë të nxjerrim këta nga halli, kush i tha të ikin nga parlamenti dhe mirë që ikën po pse duan të hyjnë çdo të enjte, ike, nuk do po ik pra, ca doni tani, edhe me zor, atje brenda ishin kush ju nxori?”, tha Rama.

Por shefi i qeverisë u kthye pas në kohën e “Çadrës” dhe marrëveshjes së 17 Majit, duke thënë se u ul me Bashën pas lutjeve të tij të dëshpëruara dhe i dha gjysmën e qeverisë.

E çfarë bëri Basha sipas tij? Nxori nga burgu gjithë kriminelët që të votonin për PD, madje edhe me leje lindje.

“Pas lutjeve Lulit, aman, aman, aman, u ulëm, e i dhamë gjysmën e qeverisë, mori Financat, Arsimin, të Brendshmen, të Shëndetësisë, Hipotekat, OSHEE, ALUZINI, Burgjet se i duan gjithmonë burgjet, kur ishin në pushtet i nxirrnin kriminelët më të rrezikshëm nga burgu me leje lindje, del burri me leje lindje nga burgu, jo po se do ti lindi një kushërirë, nuk ka rëndësi. Ja më kujtohet edhe takimi këtu, unë flisja me ata poshtë, ata duartrokisnin lartë, si ti vodhën ata për pak nuk u hodhën nga kati i dytë për t’u bashkuar me ne”, u shpreh Rama.

Top Channel