Vasili, Rama shpenzoi 102 mln euro për të prodhuar administratën e paaftë

04/04/2019 11:33

Ish-deputeti i  LSI-së, Petri Vasili tha se nga arkat e shtetit janë shpenzuar 102 milionë Euro për të dëmshpërblyer punonjësit e shkarkuar nga Rilindja. Sipas tij këto të dhëna tronditëse dalin nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

“Të dhënat e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil japin disa të dhëna tronditës. Vetëm  për largime të padrejta nga puna, shtetit shqiptar duhet të paguajë vetëm në 5 vite 102 milionë Euro. Këto para janë sa për 3 spitale të reja, apo investime të tjera, ikin dhe shkojnë për kapriçot e shteti dhe për të drejtuar një administratë të paaftë Vetëm në 2018, janë shpenzuar 13. 8 mln dollarë, për heqjet dhe vëniet e rilindjes”, tha Vasili.

Top Channel