Pak ditë më parë, Spartak Braho kërkonte në Komisionin e Sigurisë Kombëtare shkarkimin e kreut të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

Braho e argumenton vendimin e tij se rezoluta e paraqitur nga Agron Tufa nxinte luftën antifashiste dhe dëshmorët e saj.

I ftuar në studion e Top Talk, kreu i Ballit Kombëtar është ndalur pikërisht në këtë moment, duke theksuar se sistemi është kapur, e pas 30 vitesh,

“Dëgjoj gazetarë, analistë, politikanë me mendësi komunisti. Tmerri më i madh të thuash sot pas 30 vitesh që e kam pasur babain partizan. Nuk flas për ata partizanë që kanë luftuar kundër pushtuesve, flas për një pjesë të drejtuesve që kanë vrarë mbi 4000 shqiptarë të ndershëm, atdhetar dhe patriotë. Duhet ta kishim filluar ribërjen e historisë. Jo më pak se para dy ditësh një plak i rrjedhur mensh… Ne prekemi si shoqëri. Kjo është kapja e sistemit”, u shpreh Alimadhi.

Intervista e tij në Top Talk përfundoi edhe me mesazh që kreu i Ballit Kombëtar pati.

“Për gati 15 vite media s’ka qenë e interesuar për Ballin Kombëtar. Në mandatin tim do të përpiqem të bëj çfarë është e mundur interes të Shqipërisë dhe Ballit Kombëtar”, tha Alimadhi.

Top Channel