Alfred Peza deklaroi në Open me Eni Vasilin se zyrtari i lartë amerikan Mattheë Palmer do të vijë në Tiranë për t’i përsëritur opozitës ato që i ka thënë në telefon Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit përpara se udhëheqësit opozitarë të linin mandatet.

“Palmer ka marrë në telefon Bashën dhe Kryemadhin dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve të opozitës që të qëndrojnë të angazhuar në proceset demokratike. I këshilloi kundër dorëheqjeve në masë. Ai i ka thënë që të dënojnë dhunën dhe për këtë do të vijë sërish në Tiranë”, deklaroi Peza.

“Nuk do të vijë në Shqipëri posaçërisht për këtë, do të ketë një tur ballkanik, por do ua përsërisë këto fjalë opozitarëve”, theksoi Peza.

Top Channel