Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës Në emisionin “Open” ka pasur debat midis analistit Henri Çili dhe ministres Elisa Spiropal. Çili i ka kujtuar asaj se opozita e ligjshme është ajo që u votua me votë më 25 qershor dhe jo ata deputetë që kanë pranuar t’i zëvendësojnë në Kuvend.
Por Spiropali tha se analisti me këtë logjik mbështet lëvizjet bolshevike të PD-LSI
Çili: A i qëndroni rezultateve të 25 qershorit dhe ju, apo i keni braktisur. Pasi populli ka përcaktuar PD dhe LSI si opozitë.
Spiropali: Ne nuk po sjellim në Kuvend listat tona.
Çili: Ata janë deputet të pavarur, por nuk janë opozita shqiptare në kuptimin e opozitës që voton populli shqiptar.
Spiropali: Pra ju po thoni se për arsye që opozita ka kryer harakiri politik, ne duhet të ndihemi fajtor. Ju jeni liberal dhe s’duhet të pajtohemi me këto forma bolshevike.
Çili: Opozita është ajo që ka votuat populli më 25 qershor.
Spiropali: Ne nuk e mohojmë. Ata na kanë rënë, le ta bëjnë opozitën në rrugë ku kanë zgjedhur ta bëjnë.
Top Channel