Një shqiptar është arrestuar për vjedhje në Udine të Italisë. I riu 18-vjeçar jetonte në një banesë të braktisur, ku kishte futur të gjitha mallrat e vjedhura muajt e fundit. Gjatë kontrollit në banesën ku jetonte shqiptari, policia sekuestroi kaçavida, këpucë, doreza stoli dhe rroba të vjedhura.

Për më tepër, u zbulua se leja e qëndrimit i kishte skaduar 18-vjeçarit më 13 janar, prandaj ai menjëherë mori urdhrin e dëbimit dhe u shoqërua për këtë arsye në Qendrën e Riatdhesimit (CPR) të Brindisit.

Top Channel