Monitorimet e bëra nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil tregojnë se në 22 për qind të rasteve emërimet në administratë gjatë vitit të kaluar nuk kanë respektuar kuadrin ligjor.

Pranvera Strakosha, Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil deklaroi se, më problematiket në emërimet me mik,  janë bashkitë në rrethe. Një tjetër shqetësim i këtij komisioneri kanë qenë edhe largimet nga shërbimi civil i punonjësve, çështjet e të cilëve kanë përfunduar nëpër gjykata.

Top Channel