Pas një vale shkarkimesh në disa ambasada dhe misione diplomatike jashtë vendit, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Caka pa si prioritet të momentit edhe heqjen e targave CD për konsujt diplomatikë dhe paralajmëroi se do të ketë rishikim edhe të pasaportave diplomatike.

Për të diskutuar mbi këto akte dhe vendime të Ministrit Cakaj në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar në cilësinë e Konsullit të Nderit të Austrisë për Shqipërinë e Jugut, Arben Malaj.

“Çdo konsull nderi zgjidhet nga vendet e tjera. Ato janë kanal komunikimi që mund të krijojnë një impakt të ri, për të rritur aktivitet ekonomik, për të rritur aktivitetin kulturor edhe akademik”, thotë Malaj.

Ai u ndal më tej në faktin se ai e ka ushtruar detyrën e tij pa targa diplomatike, e pavarësisht kësaj i ka shkuar një shkresë ku i kërkohet që të dorëzojë një këto targa.

“Shkresat që vijnë në këtë mënyrë lënë një shije të keqe për administratën e vendit. Nuk ka shkresë që bazohet në një detyrim të verifikuar. Nuk ka shkresë që të mos jetë e hartuar e plotë nga ana ligjore. Mbi të gjitha këto janë punë mund të merren drejtorët përkatës”, tha Malaj duke theksuar se me këtë veprim i bie që ministria nuk e di se kush ka dhe kush nuk ka targa.

Por a mund të ketë një prapavijë ky akt?

“Pjesa më e madhe e kolegëve janë të nderuar. Nuk mund të zgjidhesh konsull me një të rënë të telefonit. Duhet të kuptojmë që konsujt e nderit kanë për detyrë që t’i shërbejnë vendit që e kanë përzgjedhur”, u shpreh Malaj duke shtuar se “Problemi është, se kur një zv/ministër vepron pa komunikuar me shoqatën e konsujve që flet për një çështje që mund të zgjidhet fare thjesht. Ministri duhet të ketë kohë për vizion, duhet të dijë se kush janë armiqtë real të Shqipërisë. Kush janë ata zë të fuqishëm që mund të bëjë promovim”.tha Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA