“Mund t’i vë bombën barit”, është fraza që 36-vjeçari nga Kosova i ka bërë pronarit të lokalit ku punon gruaja e tij,  një italiane me të cilën është në proces divorci.  

Xhelozia e sëmurë

Duke vuajtur nga xhelozia, 36-vjeçari nga Kosova, shkeli vazhdimisht urdhrin e mbrojtjes dhe e ndiqte ish-gruan e tij, duke mos respektuar distancën prej së paku 500 metrash. Gjithashtu Gjykata është shprehur se shqiptari nuk duhet të komunikojë në asnjë rrethanë më gruan e tij.

Burgosja pas ankesave

Pas shkeljes së urdhrit të mbrojtjes, autoritet vendosën burgimin e 36-vjeçarit që është akuzuar për keqtrajtim, përndjekje dhe rrëmbim personi. Gjithashtu tashmë  ai ka kërcënuar pronarin e lokalit sepse ky i fundit ka refuzuar që të pushojë nga puna ish-gruan e tij.

Dy vite ankth

Që nga dhjetori i kaluar gruaja e kosovarit është larguar nga banesa së bashku më djalin. Tashmë jeton tek prindërit. Sipas hetimeve, martesa e çiftit zgjati dy vjet. Kosovari e akuzonte gruan e tij për tradhti; kur vinte në shtëpi hapte dollapët, shikonte poshtë krevatit dhe në bodrum, nuhaste veshjet intime të gruas, i kontrollonte celularin dhe e pyeste atë se ku e kishte fshehur dashnorin.

Dhe nëse gruaja guxonte ta kundërshtonte, goditej me grushte: ai e tërhiqte zvarrë prej flokësh nëpër dhoma, e ofendonte dhe godiste. Tre herë e pengoi bashkëshorten që të dilte nga banesa, e mbyllte brenda dhe fshihte çelësat. Gjithashtu i merrte celularin që të mos kishte kontakte me njerëzit.

Shpulla dhe kërcënime me vdekje

Gjendja precipitoi më 5 shkurt, kur 36-vjeçari e ndoqi gruan, madje edhe në vendin e punës – duke kryer një persekutim të vërtetë.   Në disa raste gruaja u kërcënua me vdekje në rrugë dhe u goditi me shuplaka e grushte. Në një rast, shqiptari sulmoi dy kalimtarë me çekiç, sepse këta të fundit tentuan që të mbronin gruan që ulërinte. Ai i krijonte asaj gjendje ankthi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA