Rama: S’ka më 2017! PD mori çfarë deshi e nuk bëri asgjë

03/04/2019 11:27

Kryeministri Edi Rama teksa mori fjalën në parlament tha se debati për sistemin është një debat që s’ka fund.

“E vërteta është që me sistemin që kemi zgjedhur, pavarësisht se si është dëshiruar të interpretohet e komentohet lart e poshtë , për të interesuarit për të justifikuar humbjet e tyre, kemi sot një parlament që s’do ta kishim kurrë me sistemin e kaluar. Mjafton të shikojmë numrin e grave në parlament.

Mos të harrojmë se 10-15-vjet më para parlamenti kishte 2 a 3 gra. Me këtë sistem ne kemi krijuar kushte për një përfaqësi më të gjerë. Ky është fakt. E dëshmojnë të gjitha zonjat që janë në parlament. Parlamenti i Shqipërisë është vendosur në shënjestër për 1 mijë e 1 arsye, por sikundër treguan edhe faktet, se ajo baltë ishte më së shumti propagandë. Nga ana tjetër do iu lutesha që të mbajmë parasysh nga vijmë dhe të mos heqim dorë nga horizonti ku duam të shkojmë.

Jemi në një të enjte interesante, ah po është e mërkurë, se mua për çdo herë që ka parlament e enjte më duket, pra ata që ishin dje këtu sot janë jashtë.

Pra pse dolën ata? Pasi iu mbaruan llafet, u mbaruan dhe vezët, dhe boja e dolën në rrugë, me idenë që do marrin zvarrë parlamentin, qytetarët e axhendën evropiane të vendit, se janë mësuar t’i fitojnë gjërat pa qenë shumicë. Tani thonë po ikim fare e po marrim komplet qeverinë.

Ne në 2017-ën u dhamë atyre mundësinë, që të rifuten në lojë, por nuk do ua u japim më këtë mundësi, sepse morën atë që deshën po nuk i bënë ato për të cilat u zotuan.

U dhamë gjysmën e qeverisë dhe prapë i humbën zgjedhjet. ”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA