Protesta/ PD përzë “policin e infiltruar”
03/04/2019 12:21
Ndërsa opozita po proteston, në turmë ka pasur edhe momente dhune. Një person është goditur fizikisht, nga protestuesit e tjerë. Sipas demokratëve personi në fjalë ka qenë një efektiv i policisë i infiltruar në tubim.
Nuk dihet identiteti i personit që për disa çaste u dhunua nga të pranishmit në tubimin para Parlamentit.
Por siç shihet nga pamja, ai ishte me kapuç në kokë dhe me bilbil, ndërkohë që protestuesit e tjerë e kanë rrethuar dhe goditur disa herë deri sa ai është larguar.
Top Channel