Pas tentativave të herëpashershme për të çarë kordonin policor përpara Kuvendit, që po zhvillon ndërkohë seancën plenare, protestuesit kanë nisur zhvendosjen në drejtim të Kryeministrisë.

Në krye të tyre qëndrojnë sërish të rinjtë e FRPD-së, e më tej edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe disa prej ish-deputetëve demokratë, që kanë hequr dorë nga mandatet e tyre.

Gjatë protestës së sotme u vu re mungesa e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ndodhet në Gjermani, e po ashtu edhe e fjalimeve nga përfaqësues të lartë të partive opozitare.

Top Channel