Grupi Bankar OTP, një ndër ofruesit më të mëdhenj të shërbimeve financiare të pavarura në Europën Qendrore dhe Lindore, tashmë është pjesë e tregut shqiptar.

Muaj më parë, Societe Generale Albania njoftoi publikisht transaksionin i cili do e bënte grupin hungarez aksionerin e vetëm të kësaj banke, duke e vendosur Shqipërinë si shtetin e 10 ku OTP është i pranishëm.

Me synimin për të hapur horizontet në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore, ku prezenca e OTP Group përgjatë viteve është bërë gjithmonë më shumë e pranishme dhe e përmendur, banka lider në Hungari ofron shërbime financiare të cilësisë së lartë dhe bankierë dixhitalë për më shumë se 18,5 milionë klientë.

Si për klientët individë ashtu dhe për ata biznes, eksperienca e OTP Group shumë shpejt do të jetë pjesë e tregut tonë.
“Mbetet ndër prioritetet më të mëdha, për të gjithë ne ofrimi i shërbimit më superior për skuadrat tona, klientët, partnerët dhe të gjithë palët e përfshira në bërjen e këtij kalimi sa më normal të jetë e mundur”, theksoi Bledar Shella.

Përsa i përket tranzicionit midis këtyre dy emrave gjigandë të tregut bankar botëror, Shella tha: “Me këtë rast, dëshiroj t’i falenderoj mbi 170 000 klientët e bankës sonë për besimin e tyre, durimin dhe mirëkuptimin që kanë reflektuar në këtë moment historik për ne. Unë premtoj që kjo do iu shpërblehet me punë cilësore, përkushtim dhe vëmendje të posaçme nga të githë ne”.

Vetë CEO i OTP Group, Dr. Sándor Csányl tregoi se hyrja në tregun shqiptar shënon një moment historik për praninë rajonale të kësaj banke. “Jam mëse i bindur që ky transaksion do të çelë një kapitull të ri në historinë e suksesit të OTP Group”.

Dr. Csanyl gjithashtu theksoi rëndësinë e madhe të atmosferës së favorshme makroekonomike në vendin tonë: “Ne besojmë tek zhvillimi i Shqipërisë, tek e ardhmja e ndritur e këtij vendi, të ardhme të cilën duam ta mbështesim me mjetet tona”.

OTP Group gjithashtu njihet për nismat e tij të shumta në mbrojtje të mjedisit, veprimtari kjo e cila do të zhvillohet sigurisht edhe në Shqipëri. Në fjalime u theksua mbwshtetja e kësaj banke për biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh si dhe financimet në të ardhmen për një gamë të gjerë të projekteve duke filluar nga bujqësia, turizmi, hidrocentralet, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA