Debutimin në foltoren e Parlamentit, deputetët e opozitës së re ia dedikuan reformës zgjedhore. Demokratja Rudina Hajdari kundërshtoi ofertën e Damian Gjiknurit për t’i lënë një derë të hapur në komisionin e reformës zgjedhore.

“Kjo ofertë është për të pasur një marrëveshje nën tavolinë, me Partinë Demokratike apo LSI-në, atyre që janë jashtë. Kjo zotëri nuk ka për të ndodhur. Ju duhet të kuptoni që këtu se ky Komision duhet të mbyllet. Duhet të merren parasysh ata që janë sot këtu dhe nuk duhet të kenë absolutisht frikë që të jenë këtu”, tha Hajdari.

Ndërsa Ralf Gjoni i LSI paralajmëroi kryeministrin se duhet ta harrojë votën e tij nëse nuk ka ndryshim sistemi zgjedhor.

“Nuk mund të ketë Komision për Reformën Zgjedhore dhe nuk duhet të shtyhet afati në qoftë se nuk ulemi të gjithë në tavolinë, së bashku me PD dhe LSI-në që janë atje jashtë. Biem dakord për çfarë do. Sistemi zgjedhor aktual, proporcional, rajonal me lista të mbyllura, nuk duhet të vazhdojë më pas këtij viti”, tha Gjoni.

Po të njëjtën kërkese artikuloi edhe demokrati Myslim Murrizi.

“Ne kemi ardhur nga firma e tyre dhe nuk duhet të përsërite më kjo gjë. Këta që janë sot këtu nuk kanë ardhur për lëmoshë, por është vlerësuar nga Luli dhe Mona se kanë ca vota, për të rritur pashallëkun e tyre. Nuk kanë ardhur për sadaka, asnjëri prej këtyre këtu. Ju mendoni se janë peshqesh i firmës së tyre, por jo. Hajde ndryshojmë sistemin që të shikojmë se kush vjen në këtë sallë”, tha Murrizi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA