Edhe për sot është mbyllur protesta e opozitës së bashkuar. Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ishte nënkryetari i kësaj force politike, Edi Paloka ai që mbylli protestën.
Paloka tha se protesta u udhëhoq nga studentët, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama nuk duhet të bazohet tek numri i protestuesve të opozitës dhe krahasimi me mbështetësit e kryeministrit gjatë turit “bashkia që duam”.
“Ne mund të jemi një ditë më pak, e një ditë më shumë” – tha Paloka.
Por ajo që nuk ndalet sipas tij është urrejtja e madhe e shqiptarëve kundër kryeministrit. “Rama ik, Rama shporru, shqiptarët nuk të duan më”, tha Paloka.
“Shumë shpejt do ta shihni se si do të marrë vrapin dhe nuk do të dijë ku të ndalet nga udhëheqja qytetare”, tha Paloka.
Top Channel