Tepër i ashpër është treguar ish-deputeti Arben Malaj, në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë për Kosovën.

Në studion e Top Talk ai theksoi se politika jonë e jashtme nuk mund të bëhet herë me njërin lider dhe herë me liderin tjetër të Kosovës, por duhet që të lehtësojnë kompromisin brenda klasës politike kosovare

“Shqipëria ka shumë përgjegjësi për Kosovën. Politika jonë e jashtme nuk mund të bëhet pro Thaçit e kundër Hajradinajt dhe anasjelltas. Ne duhet ta thellojmë këtë. Duhet të jemi një hap më pas, bashkë me partnerët strategjik ta lehtësojmë kompromisin brenda klasës politike kosovare”, tha ai.

Më tej Malaj shtoi se politika e jashtme e Shqipërisë për Kosovën të shikojë edhe sugjerime konkrete.

“A duhet që Kosova, për disa asete ekonomike të veprojë si Gjermania pas luftës që e la industrinë e luftës në dorë të Bashkimit Evropian. Duke e kthyer nga Industria e Luftës, në Industrinë e paqes. A mund t’i kthejmë ne këto asete përkohësisht në një menaxhim ndërkombëtar dhe ti heqim nga asetet e grindjes, që Serbia ta njohë Kosovën dhe bashkëpunimi ballkanik të jetë më i mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA