Fermerët, sërish në protestë. Kundërshtojnë taksat, bllokojnë rrugën Lushnje-Fier
03/04/2019 12:20
Në Lushnje protestohet sërish këtë të mërkurë, kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për produket bujqësore.
Fermerët kundërshtojnë me forcë vendimin e Ministrisë së Financave.
“Jemi të falimentuar nëse kjo situatë do të vazhdojë”, thanë disa prej tyre të mbledhur në rrugën Lushnje-Fier.
Në rrethrrotullimin e Savrës, ata bllokuan rrugën dhe hodhën sot produkte blegtorale dhe bujqësore.
Top Channel