Gjykata e Apelit liron 6 nga të ndaluarit të operacionit “Maranaj”. Nga të dyshuarit për dhënie fajdesh për dy djemtë dhe vetë ish-prefektin Paulin Radovani një nga mbetur në “arrest me burg” me afat dhe 5 të tjerë në “arrest me burg”.
Për Berhan Alija, Edi Memçaj, Artan Dragoni, Ilir Sokoli, Pashko Vuksanelaj gjykata dha masën “arrest me burg”. Gjykata e Apelit jep burg me afat 60 ditor për Lulzim Sylja për të parë gjendjen e tij shëndetësore si dhe “detyrim me paraqitje” për Naim Ahmeti, Adri Bala, Eduart Fusha, Vinko Nikprelaj, Elidon Qerimaj, Marjan Bregu.
Thuajse të gjithë të dyshuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre në një seancë që u zhvillua me dyer të hapura ditën e djeshme. Ata kanë pranuar se kanë blerë prona nga djemtë e ish-prefektit Radovani dhe se iu kanë dhënë këtyre të fundit para borxh, por jo me fajde.
Skema u denoncua nga ish-prefekti i Shkodrës, Paulin Radovani. Të përfshirë sipas prokurorisë rezultojnë ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani, një notere dhe një efektiv policie. Gjatë operacionit u sekuestruan shumë të mëdha parash, prona të luajtshme dhe të paluajtshme. Skema ishte e tillë që nëse qytetarët ose biznesmenët nuk kthenin shumat në kohë, ata humbnin prona që kishin lënë peng me marrëveshje.
Top Channel