“Babalja”, Salianji: Rama promovon në polici njerëz të lidhur me krimin

03/04/2019 15:47

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar edhe sot me denoncimet në lidhje me dosjen “Babalja”. Gjatë një deklarate për mediet, Salianji tha se Andon Marku, ish-nëndrejtori i Policisë së Fierit, është emëruar dje në krye të Policisë së Fierit. Ai i ka shërbyer Fredi Alizotit, dëshmitarit të sajuar në dosjen “Babale”

“Edi Rama ka ngritur një sistem kriminal brenda tij. Sa më shumë që të shkelësh ligjin në favor të tij dhe bandës së tij , aq më shumë promovohesh brenda shtetit.  Kulim e ka arritur Policia e Shtetit, e cila nga një strukturë në shërbim të qytetarëve,  është kthyer në shërbim të krimit dhe bandave.

Rrija në karrierë bëhet në bazë të shërbimit mbi krimin dhe organizatave. Rasti që po ju denoncoj tashmë ka të bëjë me Andon Markon. Qytetarët e njohin prej skandalit të përgjimeve të dosjes së Fatmir Xhafës. Marko ishte nëndrejtor i Policisë së Fierit që, është në urdhrat e Fredi Alziotit, të dëshmitarit të sajuar. Ai ka marrë dje emërimin si drjetor i Policisë së Fierit, si shpërblim”, tha Salianji.

Top Channel