Një vit pas fillimit të procesit, institucionet e vettingut vazhdojnë punën për shqyrtimin e figurave më të larta të drejtësisë.

Radha këtë të martë për të dalë përpara komisionerëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i ka takuar Fehmi Petkut, kryetar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Gjyqtar me një karrierë 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ai ka shërbyer 5 vitet e fundit në postin aktual. Ai njihet si gjyqtar që ka dhënë vendime të forta kundër bandave. Seanca është zhvilluar sipas rregullores pa praninë e kamerave, por me praninë e gazetarëve të pranishëm.

Gjatë këtij viti të parë të vettingut, një proces i ethshëm dhe mjaft sistematik kanë kaluar dhe janë dhënë 100 vendime nga KPK-ja, 50 prej të cilave janë vendime shkarkimi; 32 gjyqtarë dhe 18 prokurorë të shkarkuar. Nga ana tjetër janë konfirmuar në detyrë 49 subjekte, njerëz të drejtësisë, sikurse kemi edhe një vendim neutral për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferrllari, e cila as nuk u shkarkua dhe as nuk u konfirmua në detyrë.

Shumica e vendimeve, gjithsesi është apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili ka ndryshuar vetëm dy vendime: ai për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zotin Bashkim Dedja, i shkarkuar nga shkalla e dytë e vettingut ndërsa ishte konfirmuar nga KPK; sikurse u shkarkuar edhe anëtarja e KLP-së, Antoneta Sevdari, e cila ishte konfirmuar nga KPK-ja.

Gjatë këtij viti kemi parë gjithashtu zbrazjen e gjykatave të vendit, përfshi Gjykatën Kushtetuese, e cila ka mbetur me vetëm një anëtar; Gjykatën e Lartë, e cila nga vettingu ka mbetur me vetëm 3 anëtarë; e po ashtu edhe shumica e kryetarëve të gjykatave e prokurorive, së paku nga shkalla e parë e vettingut.

Më shumë se 700 persona të tjerë të drejtësisë pritet të dalin para vettingut.

FOTO GALERI
4/12
Gaforrja është  një shenjë e ndjeshme dhe romantike, por në të njëjtën kohë është shumë e vendosur për punën, ndonëse shpeshherë ndjeshmëria e tepruar nuk e lejon atë të shikojë vetëm interesat e saj. Sekreti për të përmirësuar karrierën tuaj? Mësoni të jeni më arrogant, në mënyrë që mos të ndiheni fajtor nëse provoni të jeni më të talentuar se një koleg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA