Përfaqësitë kompanive të mëdha farmaceutike në Tiranë i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësie një qasje të re për futjen e barnave të reja në tregun farmaceutik shqiptar si dhe në listën e barnave me rimbursim ku hasen shumë barriera.

“Të futen në bazë të një marrëveshje me qeverinë ku del i fituar shteti, pacienti dhe kompania”, tha Sazan Çeliku.

Përfaqësuesit e kompanive farmaceutike thonë se për futjen e barnave të reja kompanitë janë të hapura për të negociuar çmimin pasi shpesh ato i sjellin në treg, por nuk përdoren.

“Në mungesë të kësaj marrëveshje shpesh ne kemi sjellë barna të reja, por nuk janë përdorur nëpër spitale se nuk kane fonde. Ndërkohë që mund të negociohet duke bërë llogari që për kaq pacientë nevojiten”, tha Sazan Çeliku.

Vendosja e fletëudhëzuesit në Gjuhen Shqipe tek medikamenteve do të rregullojë tanimë rregullat e lojës në tregun farmaceutik dhe automatikisht nuk u lë hapësirë abuzimeve pasi tani kompanitë do të prodhojnë me një kod të posaçme për Shqipërinë.

“Tanimë Shqipëria do të ketë kodin e saj dhe kjo rregullon e shumë gjera”, tha Sazan Çeliku.

Shoqata e përfaqësive farmaceutike në Tiranë zhvilloi një forum ku morën pjesë të gjithë aktoret me qëllim krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe ministrisë për të rregulluar tregun farmaceutik si dhe për të formuar një qasje të re të të berit biznes në mjekësi.

Top Channel