Rama ironizon Bashën dhe Kryemadhin: Noc Rrokun do merrni, ndajeni mes jush

02/04/2019 13:48

Po nga Librazhdi, Edi Rama nuk ka reshtur se ironizuari Lulzim Bashën, duke thënë se edhe dy vjet më parë ai thoshte se nuk do merrte pjesë në zgjedhje dhe se i këndonte himnin 2 herë në ditë poshtë dritares së Kryeministrisë.

“Noc Rrikun do marrësh Lul, këtë do marrësh. Se kush do marrë Nocën e kush Rrokën, ndaje me Monikën këtë. Nuk mund të vazhdohet më kështu. 2 vjet më parë  Lulin e kisha poshtë penxheres. Më këndonte himnin 2 herë në ditë. Më vinte me çadër tek puna.

Thoshte se nuk do bënte qeveri me mua, por erdhi mori gjysmën e qeverisë dhe kërkoi edhe gjysmën tjetër. Kur nuk e mori gjysmën tjetër, filloi nga e para. Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na e dhatë ju. Nuk na e dhatë që t’i japim pushtet Lulit por për të fuqizuar ekonominë, rrisim punësimin. Nuk na e dhatë mandatin që të shohim filxhan me Momën. Si shikon Mona filxhan dhe i thotë e pash Lul, dhe pak duhet. Edhe Luli mas filxhanit”, ironizoi ai

Top Channel