Pas tentativave ditën e sotme për t’i bllokuar rrugën eskortës së kryeministrit Rama, kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto është proceduar penalisht nga policia.

Mësohet se përveç kryetarit të PD-së, janë proceduar penalisht edhe pesë persona të tjerë, simpatizantë të Partisë Demokratike.

Personat e proceduar janë: Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto, Arjanit Leka.

Protestuesit tentuan t’i bllokojnë lëvizjen eskortës dhe kryeministrit, por policia ndërhyri duke krijuar normalitet në qarkullim.

 

Top Channel