Një sfidë spektakolare u zhvillua mbrëmjen e sotme në “Estadio de la Ceramica”, ku Villareali vendas mori një barazim 4-4 ndaj kryesuesve të kampionatit, Barcelonës.

Katalanët e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe shënuan shënuan dy gola të shpejtë me Coutinho dhe Malcom, në minutat 12′ dhe 16′, duke dhënë idenë e një fitoreje të lehtë për të besuarit e Valverdes.

Megjithatë “nëndetësja e verdhë” rihapi takimin me golin e Chukwueze në minutën e 23-të, ndërsa surpriza e vërtetë erdhi në fillim të pjesës së dytë, kur Ekambi dhe Iborra shënuan dy herë të tjera në portën e ter Stegen.

10 minuta nga fundi, ishte sulmuesi kolumbian Carlos Bacca që shënoi golin e katërt për Villarealin, që u duk se do të merrte fitoren ndaj Barçës, por nuk ishin dakord Messi dhe Suarez.

“Pleshti” argjentinas shënoi në minutën e 90′ golin që rihapi takimin, ndërsa në të 93-tën ishte radha e uruguaianit, që të shënonte edhe golin e barazimit në këtë transfertë.

Më herët, Atletico e Madridit mposhti Gironën me rezultatin 2-0, në një sfidë ku vuajti jo pak dhe shënoi vetëm në 15 minutat e fundit, me Godin dhe Griezmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA