Pas shumë vitesh, më në fund Muzeu i Lushnjes po i nënshtrohet restaurimit. Pllakat e fasadës së jashtme të ndërtesës binin shpesh, duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.

Rreth 2.000 objekte në brendësi të tij ruheshin në kushte aspak të përshtatshme.

Drejtori i muzeut, Niko Ferro shpreson që rikonstruksioni t’i kthejë vizitorët më të shumtë në numër.

“Kemi pasur turistë nga Kolumbia e Hondurasi, që janë habitur”, tha ndër të tjera Niko Ferro.

Në këtë muze është vendosur edhe Biblioteka e qytetit, me mijëra vëllime librash.

Në Bashkinë e Lushnjes thonë se, ky investim do të jetë vazhdim i rregullimit të fasadave të qendrës së qytetit, e veçanërisht të objekteve që ruajnë historinë dhe kulturën.

Top Channel