Juventusi “vrapon” drejt titullit të tetë radhazi kampion në Itali, teksa mbrëmjen e sotme fitoi me rezultatin 0-2 ndaj Cagliarit, në sfidën e vlefshme për javën e 30.

Bardhezinjtë udhëtuan drejt Sardegnës me mungesa të shumta dhe trajnerit Allegri iu desh të sajojë formacionin, që gjithsesi nuk zhgënjeu, duke shtuar një tjetër 3-pikësh në renditje.

Leonardo Bonucci shënoi golin e parë për Juventusin, teksa shfrytëzoi mjaft mirë një top të ardhur nga këndi, për ta dërguar në rrjetë me një goditje të saktë me kokë.

Goli i dytë u shënua nga sulmuesi i ri i talentuar, Moise Kean, 5 minuta para fundit të ndeshjes, pasi mori një pasim nga uruguaiani Bentancour.

me këtë fitoren, Juventusi shkon në kuotën e 81 pikëve, plot 18 më shumë se Napoli ndjekës, ndërsa të shtunën në mbrëmje bardhezinjtë do të presin në “Allianz Stadium” Milanin e Gattusos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA